Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Kampioni i botës Fury 'kërcënon' Ronaldon: "Manchester nuk është mjaftueshëm i madh për të dy ne"

Lapsi.al 12 October 2021
Kampioni i botës Fury 'kërcënon' Ronaldon:

Pasi shkatërroi Wilder dhe mbrojti kurorën WBC të peshave të rënda, Tyson Fury shikon përpara dhe zbulon një ëndërr në sirtar: të luftojë në Old Trafford, stadiumi i ekipit të tij të preferuar Manchester United. Kampioni anglez bën shaka edhe për Cristiano Ronaldon: "Jam vërtet i lumtur që ai është kthyer në Old Trafford, por ky qytet nuk është aq i madh sa për ne të dy! Nëse do të jetoja në Manchester do të ishte një problem. Por unë jam një orë në autostradë në Morecambe, kështu që ka shumë distancë ".

Në një intervistë për The Sun, mbreti i peshave të rënda zbuloi synimet e tij për të ardhmen. "Unë kam ende dy luftime të planifikuara këtu (në Las Vegas), por do të doja të ktheja një duel për titullin botëror në Manchester - shpjegoi ai - Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja për të luftuar në Old Trafford. Ndeshja e fundit ishte Eubank kundër Benn në 1993 (përfundoi në barazim) dhe ishte e pabesueshme".

Fury duhet të mbrojë titullin në dhjetor kundër fituesit në duelin Whyte-Wallin dhe, më pas, ai do të presë që fituesi i rematch-it mes Usyk dhe Joshuas të unifikojë të gjitha kurorat e botës për ta sfiduar. E nëse bashkatdhetari fiton, ëndrra e tij për të luftuar në Teatrin e rendrrave mund të bëhet realitet në vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI