Flash

“Ndeshje e bërë për para”: Courtois kundër UEFA-s në një video virale

Lapsi.al 11 October 2021
“Ndeshje e bërë për para”: Courtois kundër
Ndeshje e kotë apo arsye interesi? Ndeshja mes Italisë dhe Belgjikës, e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt të Ligës së Kombeve, njëfarë kuptimi e kishte: renditja (për të qenë kokë grupi në Kupën e Botës), çmimet (ka një ndryshim, edhe pse minimal, bazuar në vendosjen finale) dhe mbi të gjitha ... i interesonte UEFA-s. Fakti që "finalja e vogël" u luajt, megjithatë, nuk i pëlqeu aq shumë lojtarëve. E në veçanti Courtois, që në një video të publikuar nga Sky Sports e që u bë virale, shpjegoi se si ndeshja në Stadium ishte gjithashtu një burim zhgënjimi për ata që zbritën në fushë. "Kjo ndeshje luhet vetëm për para dhe ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me të. Ne luajtëm sepse për UEFA-n janë më shumë para dhe një ndeshje më shumë në TV. Ne luajtëm sepse për ne ishte një ndeshje e mirë kundër Italisë dhe për ta një sfidë e mirë kundër Belgjikës. Të gjithë, lojtarë dhe trajnerë, thanë 'sigurisht që ne duam të luajmë këtë ndeshje', por vetëm shikoni sa lojtarë kanë ndryshuar në krahasim me gjysmëfinalet, si ne ashtu edhe ata. Nëse do të kishim shkuar në finale do të kishin luajtur të tjerë". Dhe duke parë formacionet në fushë, belgu nuk është absolutisht i gabuar. Një problem, ai i kalendarëve të mbingarkuar, i cili shqetëson shumë portierin e Real Madridit, edhe në funksion të sezonit të ardhshëm. "Kjo tregon se ne luajmë shumë ndeshje. Vitin tjetër do të jetë Kupa e Botës në nëntor dhe ne do të duhet të luajmë përsëri deri në fund të qershorit. Do të dëmtohemi, por askujt nuk i interesojnë më lojtarët. Në qershor do të ketë ndeshje të tjera të Ligës së Kombeve dhe do të na i shkurtojnë përsëri pushimet, pak javë nuk janë mjaftueshëm për të na lejuar që të vazhdojmë të luajmë për muaj në një nivel të lartë. Por nëse vazhdojmë të mos themi asgjë në lidhje me këtë, gjithmonë do të jetë kështu". E në fund edhe një goditje për Ceferin ... "Pastaj te UEFA i thonë jo Super League, por në realitet ata bëjnë të njëjtën gjë. Ndeshje të tjera, një trofe shtesë, Konferencë apo si quhet, është gjithmonë e njëjta histori. Ata edhe mund të zemërohen sepse disa ekipe duan të bëjnë një Super League, por nuk i interesojnë fare lojtarët, por vetëm xhepat e tyre dhe kjo është një gjë e shëmtuar. Futbollistët nuk flasin, por tani dëgjoj se duan të bëjnë Europianin e Botërorin cdo vit, e ne kur do të jemi në gjendje të pushojmë? Asnjëherë. Pra lojtarët më të mirë do të vazhdojnë të dëmtohen dhe do të përfundojë kështu. Është diçka për të cilën duhet të mendojmë më shumë. Ne nuk jemi robotë". Nuk është i pari që e thotë dhe sigurisht nuk do të jetë i fundit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI