Flash

Arbitri anglez me mbi 500 ndeshje në karrierë, Adcock: "Njerëzit e dinë që jam gay dhe e pranojnë"

Lapsi.al 11 October 2021
Arbitri anglez me mbi 500 ndeshje në karrierë, Adcock:

Në Angli është dita kombëtare e Daljes hapur dhe gjyqtari James Adcock ka folur për eksperiencën e tij: "Njerëzit e dinë që jam homoseksual dhe e pranojnë: jam me fat për këtë - tha arbitri për mikrofonët e Podcast Sport LGBT në BBC. -. Të gjithë kolegët e mi e dinë këtë. Kishte interes, kishte nga ata që më thanë: 'Jam krenar për ty James, që je në gjendje të jesh hapur homoseksual në sport', sepse ata e dinë se ka ende barriera për t'u shembur. Por unë kurrë nuk kam qenë viktimë e fyerjeve homofobike”.

Adcock, 37 vjeç dhe me mbi 500 ndeshje të arbitruara në karrierë, ka qenë profesionist me kohë të plotë që nga viti 2016, arbitron në Championship dhe bën arbitrin e katërt në Premier League. Ai e ka zbuluar homoseksualitetin e tij, në botën e futbollit, rreth dhjetë vjet më parë, por tani ka vendosur të flasë publikisht për rrugëtimin e tij, duke shpresuar të ndihmojë ata që ende mendojnë se duhet të fshihen në një farë mënyre: "Shumë arbitra mendojnë se nuk mund të dalin hapur sepse mund të ndikojë në karrierën e tyre - tha ai -. Por ju nuk gjykoheni nga seksualiteti juaj dhe nëse jeni mjaft të sigurt në veten tuaj, do të keni të gjithë mbështetjen e çdo kolegu. Të deklarohesh homoseksual sidoqoftë është një zgjedhje që duhet ta bësh si person, jo si arbitër. Më trajto siç do të trajtonit këdo tjetër. Je aty si tifoz, lojtar ose trajner dhe më gjykon për performancën time. Kjo është ajo për të cilën unë jam gjykuar. Nuk arbitroj sepse jam gay, por vetëm sepse jam arbitër".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI