Flash

"I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve". Reja i tentuar nga Broja: "Po ta dija që bën gol, do e fusja 3 minutat e fundit me Poloninë"

Lapsi.al 11 October 2021
"I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve".

Një gol si ai i shënuar nga Armando Broja kundër Hungarisë lë gjurmë e, për më tepër, kur lojtari con në rrjetë dy topa për 6 pikë në dy ndeshje radhazi e përpara është një sfidë për jashtë ose brenda tentacioni është i madh. Edhe për një si Edoardo Reja me eksperiencë të madhe: "Ende nuk e kam vendosur. Kam shfrytëzuar faktin që kundërshtarët kanë qenë të lodhur dhe e kam parë këtë gjë dhe kam menduar të hedh Brojën në fushë pasi ai është një lojtar që bën diferencën, pasi ai është shumë i fortë fizikisht dhe për më tepër bën gola që është edhe gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë mes" - analizoi italiani -. "E kam menduar, por është ende për t’u vlerësuar si opsion. Po ta dija që bën gol, unë mund ta hidhja në fushë vetëm në 3 minutat e fundit në Poloni dhe mund të kishim zgjidhur problemet tona".

Kundër Polonisë luhet vendi i dytë dhe të gjithë e kanë të qartë se është një ndeshje në të cilën luhet i gjithë objektivi i fushatës kualifikuese të kuqezinjve drejt Katar 2022: "I kemi dhënë një ënndërr shqiptarëve dhe është diçka shumë e bukur dhe pse mos të besojmë deri në fund. Jemi këtu, sepse e kemi merituar, do të luajmë deri në fund shanset tona dhe jemi të gatshëm të japim gjithçka për të arritur në play-off. Në ndeshjen nesër ne kemi edhe mungesa të rëndësishme, por siç e keni parë, unë nuk ankohem kurrë sepse kemi krijuar një ekip shumë të mirë lojtarësh aktualisht dhe këtë e kemi treguar edhe me rezultate, ku të gjithë kontribuojnë dhe ato që janë thirrur në momente të caktuara, kanë ndihmuar dhe na kanë zgjidhur jo pak herë problemet".

Përballë do të jetë Levandovsi dhe për më tepër do të mungojë Gjimshiti. Një kombinim i rrezikshëm duke parë cfarë është në gjendje të bëjë qendërsulmuesi i Paolo Sousas e megjithatë asnjë markaturë individuale sepse polaku është praktikisht i pamarkueshëm: "Polonia ka lojtarë shumë të aftë dhe kualitativë që ta nisin ndeshjen duke sulmuar, sepse ata e dinë që kjo ndeshje ka një rëndësi shumë të madhe dhe duan play-offin dhe do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Sa i përket Levandovskit, është një lojtar që nuk mund të markohet dhe duhet të bëjmë të mundur që të gjithë lojtarët e mbrojtjes apo mesfushës të mbyllin hapësirat dhe të mos i japin mundësi që të marrë topa. Ai është një nga lojtarët më të mirë aktualisht jo thjesht në Europë, por edhe në botë", përfundoi Reja.

https://youtu.be/Dwa9IlU2_6Q

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI