Flash

Thyerje e parakrahut, një muaj jashtë fushave: goditje e rëndë për kombëtaren dhe Rejan

Lapsi.al 10 October 2021
Thyerje e parakrahut, një muaj jashtë fushave: goditje e
Lajme të këqija nga infermieria për kombëtaren, në vigjilje të sfidës vendimtare me Poloninë në Tiranë: qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka pësuar një thyerje të parakrahut gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Hungarisë në Kualifikueset për Kupën e Botës dhe sipas parashikimeve do të qendrojë tani një muaj jashtë fushave. Sky Sport Italia raporton se Gjimshiti, që qendroi vetëm 30 minuta në fushë kundër hungarezëve, duhej të dilte për shkak të një frakture të parakrahut, në një kontrast të paqartë me Ismajlin, Berishën e Sallain. Mbetet për tu parë se cfarë lloj frakture ka pësuar mbrojtësi kuqezi, por sipas broadcaster-it ai do të mungojë për të paktën 1 muaj. Mbrojtësi do të kthehet në Bergamo gjatë ditës së sotme, ku do të kryejë kontrolle të tjera dhe, me shumë mundësi, do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike sa më shpejt të jetë e mundur. Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë në përballje me Lewandowskin e të tjerët, duke bërë që tekniku Reja të mendojë tashmë si të sistemojë prapavijën. Një goditje e fortë jo vetëm për kombëtaren, sepse edhe tekniku i Atalantës Gian Piero Gasperini do të vuajë qendrorin shqiptar. Gjimshiti ka luajtur në të gjithë ndeshjet deri tani, me 7 prezenca në Serie A dhe në dy takimet e Champions League në sezonin 2021-22.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI