Flash

PSG nuk është si Real Madrid, Leonardo sulmon spanjollët: "Asnjë presion Donnarummas për tu larguar gratis"

Lapsi.al 10 October 2021
PSG nuk është si Real Madrid, Leonardo sulmon spanjollët:

"Ne kurrë nuk kemi punuar prapa skenave për të bindur Gigio Donnarumma që të largohet nga Milani me një transferim falas." Drejtori i PSG, Leonardo, ka dashur të sqarojë pozicionin e klubit francez pas polemikave të ditëve të fundit në lidhje me portierin e ekipit kombëtar të Italisë: "Ne kurrë nuk folëm me të para qershorit, kur situata ishte e qartë", insistoi drejtuesi brazilian që bën diferencën me situatën për Mbappe: "Reali nuk na respekton, ata po flasin me Kylian prej dy vjetësh".

"Nuk kemi kontaktuar asnjëherë me Gigion para qershorit - vazhdoi Leonardo nga Il Festival dello Sport në Trento -. Milan tha në prill se nuk do të vazhdonin me Donnarumman, duke marrë edhe Maignan. Nga ky moment ai u bë publikisht një lojtar i lirë. Por ne kurrë nuk e kontaktuam atë para qershorit. Ne kurrë nuk kemi punuar për ta bërë atë të largohet me parametër zero".

Diskutimi për Mbappe është krejt tjetër: "Është ndryshe, sepse Real Madrid ka folur publikisht për Kylian prej dy vjetësh. Nuk është një gjë normale të thuhet se herët a vonë ai do të kishte shkuar te Real, e këtë ia bëmë të qartë edhe Madridit. Nuk është e drejtë të orientohet një lojtar në këtë mënyrë, edhe më pak nëse po flasim për një nga më të mirët në botë. Tani Mbappé po përfundon kontratën e tij dhe nuk e ka rinovuar, por kjo situatë ka ardhur sepse ka vite që ka pasur presion nga Spanja. Ne duam ta mbajmë, ai është perfekt për PSG dhe ne nuk mendojmë për një ekip pa të në vitet e ardhshme. Kur ai, Neymar dhe Messi të fillojnë të xhirojnë do të bëhet një gjë fantastike për të gjithë".

Së fundi, në lidhje me modelin PSG, Leonardo paraqiti këndvështrimin e parizienëve: "Ajo që shoqëria po bën tani është bërë edhe në të kaluarën, në një mënyrë tjetër, por sidoqoftë historia përsëritet. Kur numëroheshin biletat, fitonte kushdo që e kishte stadiumin më të madh dhe mund të shpenzonte më shumë; pastaj ishte radha e të drejtave televizive. Tani gjithçka ka ndryshuar, bota e futbollit është hapur për botët e reja dhe investitorët e jashtëm. Në të kaluarën, Milani gjithashtu bleu më të mirët për 10 vjet, si Real Madrid ose Juventus... Sot ekzistojnë tre lloje të menaxhimeve: fonde, fondacione jofitimprurëse dhe individë privatë. Në pronat direkte si tonat, vendimet janë më të shpejta se në menaxhimet e tjera. Në Itali për 30 vjet ishte tre familje që mbajtën futbollin”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI