Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Inter, dy objektiva për janarin: Jovic në sulm e Nandez në mesfushë

Lapsi.al 9 October 2021
Inter, dy objektiva për janarin: Jovic në sulm e Nandez në

Pavarësisht vështirësive financiare, Interi po punon për të forcuar skuadrën në janar dhe të synojë të bëjë një përsëritje të suksesit, pas titullit të vitit të kaluar. Në veçanti, sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltrit po provojnë dy objektivë për të forcuar sulmin dhe mesfushën. Sa i përket repartit ofensiv, emri i nxehtë është ai i Luka Jovic, një profil i përvojës dhe cilësisë. Për mesfushën, Marotta po rinis bisedimet me Cagliarin për Nandez.

Në Appiano, pra, po punohet për t'i dhënë Simone Inzaghi dy lojtarë të rinj. Sa i përket sulmit, gjendja e Sanchez nuk jep garanci dhe drejtuesit e zikaltërve duket se janë të gatshëm të sistemojnë situatën me blerjen e Luka Jovic. 23-vjeçari i Real Madrid është një lojtar i nivelit dhe ka të gjitha kredencialet për të bërë mirë te Inter. Pavarësisht moshës së tij të re, ai është një sulmues me përvojë, i fortë, i vendosur dhe me një kosto të përballueshme. Karakteristika që e bëjnë atë një profil ideal për të kompletuar repartin dhe për t'i dhënë frymëmarrje Dzekos dhe Lautaros.

Sa i përket objektivit Nandez, bëhet fjalë për një rikthim të interesimit pas tentativës së kësaj vere dhe përplasjes me Cagliarin mbi vlerësimin e lojtarit dhe formulën e mundshme të operacionit. Tashmë i bindur nga projekti zikaltër, uruguaiani mund të jetë njeriu i duhur për Simone Inzaghin. Një xhol që mund të jetë shumë i dobishëm për cështjen zikaltër. E gjitha, natyrisht, me çmimin e duhur. Cagliari, në fakt, ende nuk duket i gatshëm të bëjë zbritje për lojtarin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI