Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Totti, i zhgënjyer nga futbolli i sotëm: "Futbolli im ishte i bërë me pasion, sot është gjithcka biznes"

Lapsi.al 9 October 2021
Totti, i zhgënjyer nga futbolli i sotëm: "Futbolli im ishte i

Francesco Totti kthehet për të folur për karrierën e tij në një intervistë të gjatë për The Guardian. "Fillova të luaja në kohë të tjera, në një futboll tjetër, i bërë nga pasioni dhe dashuria për tifozët - shpjegoi ish-Pupone -. Sot është më shumë biznes, shkon atje ku mund të fitosh më shumë para". "Të kalosh njëzet e pesë vjet në të njëjtin ekip nuk është e parëndësishme dhe nuk ishte e lehtë - shtoi ai -. Unë u bëra kapiten dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm. Duhet të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur".

"Qyteti ku ke lindur është gjithmonë më i bukuri, është e natyrshme kjo për të gjithë. Por për mua Roma është me të vërtetë qyteti më i bukur në botë", vazhdoi Totti, duke konfirmuar marrëdhënien e shkëlqyer me tifozët dhe kryeqytetin. "Të luaja në ekipin që kam mbështetur gjithmonë edhe si tifoz? Ishte më e lehtë për mua të bëja atë zgjedhje," shtoi ai.

"Për mua suksesi më i madh i karrierës sime ishte titulli me Romën dhe keqardhja ime më e madhe që nuk fitova të paktën një të dytë - vazhdoi ish-Pupone, duke rindërtuar kujtimet dhe duke krijuar një lloj ekuilibri -. Natyrisht, Kupa e Botës është kulmi i çdo karriere për një lojtar, por ky është më shumë rasti për ata që fitojnë çdo vit sesa për ata që pothuajse nuk fitojnë kurrë". "Unë bëra më të mirën që munda dhe bëra gjithçka që mund të arrihej," vazhdoi ai.

Sa i përket transferimeve të humbura, Totti i ka idetë të qarta për ekipin që e provoi më shumë në sezonin '96/’97. "Milani ishte klubi i vetëm përtej Romës ku unë ëndërroja të luaja - shpjegoi ai - por vendimet janë marrë gjithmonë nga unë, me kokën time. Edhe pse familja të jep disa këshilla". "Real Madridi është ekipi tjetër për të cilin mund të kisha luajtur - shtoi ai -. Një përvojë në një vend tjetër mund të kishte qenë diçka e mirë për mua dhe familjen time. Por zgjedhja për të qëndruar në Romë u bë me zemër dhe kur zgjedh me zemër nuk gabon kurrë". "Sigurisht, duke parë prapa, mbetet një dyshim i vogël për atë ‘jo’ të thënë. Por ka një fat të shkruar për të gjithë, e duhet të dalësh e ta kërkosh atë” përfundoi Francesco.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI