Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Suarez, nuk i del e keqja: "Koeman pa personalità, më dha duart me një telefonatë 40 sekondash"

Lapsi.al 7 October 2021
Suarez, nuk i del e keqja: "Koeman pa personalità, më dha duart

Luis Suarez mohoi se gjesti i telefonatës pas golit të shënuar në portën e Barcelonës ishte drejtuar për Koeman, por kritikoi publikisht trajnerin 58-vjeçar për lamtumirën e tij të ashpër nga katalanasit. "Telefonata e Koeman për të më thënë se nuk më llogariste zgjati 40 sekonda, nuk është mënyra për të hequr qafe një legjendë - sulmoi uruguajani - I mungonte personaliteti për të mi thënë gjërat qartë, nëse nuk më donte ai, ose nëse ishte klubi që nuk donte më të më kishte aty".

"Fillimisht ai më tha se nuk do të isha në planet e tij dhe më pas më tha se nëse nuk do ta zgjidhja kontratën time do të luaja (në ndeshjen e parë të sezonit) kundër Villarreal," tha uruguaiani për kanalin Tëitch "Jijantes FC" të Gerard Romeros, përmes Marca.

Suarez ka rrëfyer atë periudhë të trazuar të verës 2020. "Ato ishin ditë shumë të vështira për gjithçka që i dhashë klubit. Fola me Sofinë (gruan e tij) dhe Leon pas telefonatës së trajnerit - shpjegoi ai - Ishte një vit i komplikuar për shkak të gjithçkaje. Messi kërkoi të largohej dhe pastaj u largova unë. Dy familjet kaluan një kohë shumë të keqe. Unë u ktheva në shtëpi shumë keq pas stërvitjes. "

Sulmuesi i Atletico mohoi se gjesti i telefonatës i drejtohej Koeman. '(Festimi) ishte diçka për të cilën kisha rënë dakord me fëmijët e mi. Nuk ishte aspak për Koeman".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI