Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

"Gigio nuk po luante për Psg": Mancini i trishtuar për fërshëllimat kundër portierit

Lapsi.al 7 October 2021
"Gigio nuk po luante për Psg": Mancini i trishtuar për

"Fërshëllima? Do të më vinte keq", pati thënë portieri i ekipit kombëtar dhe PSG Gigio Donnarumma dy ditë më parë, duke folur për herën e tij të parë në San Siro, pasi u largua nga Milano me parametër zero. Por përgjigja e tifozëve kuqezinj ishte tashmë e qartë në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve mes të kaltërve dhe Spanjës me banderolën "Kurrë nuk do të jesh i mirëpritur përsëri", të shfaqur nga ultrasit, jo shumë larg hotelit në Milano ku po qëndronte ekipi kombëtar i Mancinit. Gjatë leximit të formacioneve, u dëgjuan buu dhe fërshëllima nga tribunat në adresën e lojtarit. E kontestimi erdhi në kohë, në çdo prekje të topit prej tij gjatë ndeshjes, duke e bërë Donnarumman të kishte kundërshtar të dyfishtë në këtë ndeshje.

Pati fërshëllima edhe më parë, kur portieri hyri në fushën e San Siros për nxemjen dhe kur, në fund, fytyra e portierit ishte inkuadruar në ekranin gjigant të stadiumit. Jashtë stadiumit, u shfaq një banderolë tjetër kundër Donnarummas me imazhin e fytyrës së portierit të prishur dhe shkrimin "mysafir i padëshiruar". Kontestimi sigurisht që nuk u vlerësua nga askush në kampin e të kaltërve, e mbi të gjithë nga trajneri Roberto Mancini i cili foli shumë qartë në fund të ndeshjes: "Po luante Italia, nuk ishte një ndeshje klubi. Mund të liheshin mënjanë për një mbrëmje e të ruheshin për një Milan-PSG të mundshme. Italia është Itali, është mbi gjithçka tjetër. Më vjen shumë keq".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI