Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

Abuzime e ngacmime seksuale, në SHBA, Australi e Venezuelë: skandali në futbollin e femrave merr përmasa

Lapsi.al 6 October 2021
Abuzime e ngacmime seksuale, në SHBA, Australi e Venezuelë: skandali

Një tërmet i vërtetë po godet futbollin e femrave, pasi dalëngadalë po vërshojnë denoncimet për ngacmime dhe abuzime seksuale nga lojtare të ndryshme. Në SHBA, presidenti i Washington Spirit dha dorëheqjen pasi ditët e fundit ishte shkarkuar edhe trajneri. I njëjti fat për trajnerin e North Carolina Courage Courage. Në Australi, Federata e Futbollit hapi një hetim pas denoncimit të dy lojtareve, ndërsa në Venezuelë ankesa erdhi nga i gjithë ekipi kombëtar.

Ajo që u përcaktuar si "Me Too" (edhe unë) e futbollit të femrave është duke zbuluar prishjen e brendshme të kësaj bote. Të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara janë pezulluar. Dhe të premten e kaluar, FIFA njoftoi se kishte hapur gjithashtu një hetim.

Edhe Australia, vendi i Kupës së Botës 2023, gjithashtu dëshiron të hedhë dritë mbi denoncimin e abuzimit, ngacmimit seksual dhe bullizmit nga ish-lojtarja Lisa de Vanna, e cila pretendoi se i kishte vuajtur të gjitha këto gjatë karrierës së saj, në disa raste dhe veçanërisht kur ajo ishte në Young Matildas, pseudonimi me të cilin njihet ekipi kombëtar i futbollit të femrave nën 20 vjeç në Australi. "Unë kam pësuar abuzime, ngacmime, bullizëm - i tha ajo 'Sidney Daily Telegraph' - Kam parë gjëra që më bënë të ndihem keq, u ngacmova seksualisht". Versioni i saj është mbështetur nga ish-shoqja e skuadrës, Elissia Carnavas, dhe menaxherja e saj, Rose Garofano.

Edhe më e rëndë dhe që të lë pa fjalë, është ajo që vjen nga Venezuela. "Përdhunime dhe abuzim seksual në ekipin kombëtar të Venezuelës". Fillon kështu postimi i gjatë në mediat sociale i sulmueses 22-vjeçare të Atletico Madrid, Deyna Castellanos, në emër të saj dhe të 23 bashkatdhetareve të saj që luajnë me kombëtaren, ku denoncohen ngacmimet dhe akte edhe më serioze të kryera kundër lojtareve, duke filluar nga viti 2008. Në veçanti, në shënjestër ishte trajneri Kenneth Zseremeta, me origjinë nga Panamaja dhe i cili ka punuar me seleksione të ndryshme në Venezuelë, përfshirë ato të të rejave. Kundër tij ka akuza për "sulm e abuzim fizik, psikologjik dhe seksual dhe abuzim kundër lojtareve, përfshirë të mitura". "Vitin e kaluar, në 2020 - shkruhet në shënimin e lojtareve - një nga shoqet tona na zbuloi se ishte abuzuar seksualisht që kur ishte 14 vjeç, nga trajneri Kenneth Zseremeta. Këto abuzime vazhduan derisa kur u shkarkua në 2017. Në të gjitha këto ai kishte një bashkëpunëtor, Williams Pino. Për ne ishte e vështirë të asimilohej ky lajm sepse shumë prej nesh ndiheshin fajtore që nuk kishin vënë re asgjë, për diçka kaq serioze dhe që tani duhet të ndëshkohet ashpër. Në të njëjtën kohë, zbulimi i shoqes sonë nuk na befasoi sepse ky është ai lloj mjedisi që "kultivoi" trajneri ynë". Në letrën e hapur, denoncohen më pas abuzimet psikologjike të trajnerit ndaj lojtareve që ai i njihte se ishin pjesë e komunitetit LGBT. Shënimi mbyllet me një apel drejtuar FIFA-s "të lëvizë për të siguruar që ky trajner të përjashtohet nga bota e futbollit të femrave".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI