Flash

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

"Nuk bëri asgjë për racizmin": Thuram del hapur kundër Pelé e kërkon ndihmë nga... të bardhët

Lapsi.al 7 October 2021
"Nuk bëri asgjë për racizmin": Thuram del hapur

Lilian Thuram kthehet të flasë për racizmin dhe e bën këtë duke marrë një qëndrim mjaft të qartë ndaj Pelé: "Ai është një mit, një kampion i padiskutueshëm - tha ish-mbrojtësi i Juventusit duke folur në Festivalin Sportiv Trento -. Por unë kam gjithnjë kam pyetur veten pse, duke qenë se mundej, nuk përshpejtoi ritmin e ndryshimit të pikëpamjeve të njerëzve për lojtarët me ngjyrë. Me pak fjalë, mund të kishte bërë më shumë dhe e gjithë kjo më provokon pak bezdi".

Thuram pastaj kaloi më konkretisht te futbolli italian dhe episodet e fundit të racizmit që e kanë prekur atë: "Lojtarët e bardhë dhe trajnerët e bardhë mund të bëjnë shumë - shpjegoi ai -. Nëse nuk bën asgjë, do të thotë që pranon si janë gjërat. Lojtarët duhet të thonë: 'po ka racizëm në Itali'. E ta thonë sepse e duan Italinë dhe duan të ndryshojnë gjërat. Nëse ti ke një problem, unë duhet të të ndihmoj, nuk është se duhet të pyes më parë nga vini dhe çfarë ngjyre lëkure keni. Kur i bërtet Koulibaly, se është majmun ti bën dhunë, godet jo vetëm atë, por shumë njerëz. Një person duhet të ndihmojë një person tjetër në mënyrë që ata të kenë të njëjtat të drejta".

Ish-futbollisti, Kampion Bote në 1998 me ekipin kombëtar francez, ka qenë gjithmonë i përfshirë në vijën e parë kundër diskriminimit dhe gjithashtu e kujtoi këtë gjatë fjalës së tij: "Kur mbërrita në Francë isha pak më shumë se një fëmijë, isha vetëm 9 vjeç dhe të gjithë më quanin papastërti e zezë. Atëherë fillova të pyes veten pse ekzistonte racizmi. Për mua ka qenë gjithmonë një angazhim civil, brenda dhe jashtë fushës. Ishte kur luaja, është edhe sot. Kur Jean Marie Le Pen tha se kombëtarja e vitit 1998 nuk ishte franceze sepse kishte lojtarë zezakë, unë u përgjigja se ishte e rëndë që një kandidat për presidencën e Republikës nuk e dinte ndryshimin midis ngjyrës së lëkurës dhe kombësisë. Do ia thosha përsëri".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI