Flash

F1/ Bottas i pari në Stamboll... falë Hamilton: Verstappen bën presion në vijën e parë

Lapsi.al 9 October 2021
F1/ Bottas i pari në Stamboll... falë Hamilton: Verstappen bën

Lewis Hamilton thyen edhe një herë rekordin e pistës së Stambollit, por (për shkak të zëvendësimit të motorit) radha e parë e GP së Turqisë do të përbëhet nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas dhe rivali i tij në garën për titull Max Verstappen, respektivisht i dyti dhe i treti në tabelën e kohës në provat zyrtare. Në radhën e dytë piloti i Ferrarit Charles Leclerc dhe Pierre Gasly me Alpha Tauri. Hamilton do të pozicionohet në vijën e gjashtë.

Misioni i kryer për Mercedes por Red Bull nuk bën më pak. Në fakt, Hamilton kufizon në maksimum dëmin e shkaktuar nga penalizimi i tij në vendosjen fillestare në nisje, duke vendosur një rekord të ri piste dhe kohën më të mirë që do të transformohet në nisje të GP në një vend brenda radhës së gjashtë, së bashku me Esteban Ocon. Por nuk është kjo që ka rëndësi. Rëndësi ka pole position i trashëguar nga shoku i tij i skuadrës Bottas, i cili tani ka për detyrë të startojë në mënyrë perfekte në semafor, për të përmbajtur sa më gjatë furinë konkurruese të Max Verstappen në fazën fillestare të GP, atë që do të shohë Mbretin e Zi të impenjuar të rikuperojë nga mesi i grupit. "Taktikat" e mëparshme të Valtterit në favor të Leëis nuk janë veçanërisht efektive, për më tepër që kur finlandezi u braktis nga skuderia e Stuttgart për t'i lënë vend George Russell, por në këtë rast arsyeja e Mercedesit përkon me aspiratat legjitime të Bottas për të synuar podiumin e lartë, të paktën derisa... Hamilton të mos jetë prapa tij.

Përveç shanseve të rikthimit të anglezit, Verstappen ka një shans të mirë për t'u rikthyer në krye të renditjes së përgjithshme. Sidoqoftë, nuk do të jetë një dyluftim i drejtpërdrejtë, të paktën jo në fillim, dhe i pari nga variablat në fjalë përfaqësohet nga Charles Leclerc i cili në fund të kualifikueseve arriti të ngrihet deri në vendin e katërt të renditjes, e cila pastaj (falë Hamiltonit të zakonshëm) shndërrohet në një radhë të dytë që piloti e ndan me Pierre Gasly. Kjo vlen edhe për Sergio Perez i cili ndan vijën e tretë me një Fernando Alonso i cili përmirësohet pas cdo gare dhe mund të jetë një nga surprizat të dielën në Stamboll. Nga radha e katërt do të fillojë Lando Norris me McLaren dhe Lance Stroll me Aston Martin, nga e pesta Yuki Tsunoda me Alpha Taurin e dytë dhe Sebastian Vettel me Aston Martin.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI