Flash

Video/ Fitore me 84,48% në zgjedhje për Rui Costan: është presidenti i ri i Benficas

Lapsi.al 10 October 2021
Video/ Fitore me 84,48% në zgjedhje për Rui Costan: është
Manuel Rui Costa është presidenti i ri i Benficas. Ish-lojtari i kombëtares portugeze dhe natyrisht klubit kryeqytetas është votuar nga shumica e 40 mijë anëtarët e klubit, duke mbledhur 84.48% të votave kundrejt 12.24% të kundërshtarit të tij, Francisco Benitez. Mandati i tij do të zgjasë katër vjet, deri në vitin 2025. Rui Costa u emërua president i përkohshëm i klubit luzitan pas arrestimit dhe dorëheqjes së Luís Filipe Vieira korrikun e kaluar. Rui Costa, që e nisi dhe e përfundoi karrierën e tij si lojtar me Benfican, do të udhëheqë klubin e Lisbonës për një mandat katër vjecar, pasi kaloi 12 vjet në Serie A ku njohu edhe sukseset e mëdha në botën e futbollit. 49-vjecari arriti në 1994 dhe shpenzoi 7 vjet tek Fiorentina, duke e ndihmuar klubin të fitonte dy Kupa të Italisë, përpara se të bashkohej me Milan në vitin 2001. Ai vazhdoi sukseset me kuqezinjtë, duke fituar Champions League në 2002-03 dhe titullin kampion në Serie A në sezonit 2003-04.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sport Lisboa e Benfica (@slbenfica)

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI