Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Cellino sulmon Interin: "Titulli i pamerituar, nuk pagoi rrogat, i takonte Milanit"

Lapsi.al 10 October 2021
Cellino sulmon Interin: "Titulli i pamerituar, nuk pagoi rrogat, i takonte

Kur flet ai vështirë se kalon pa u vënë re dhe gjithashtu në këtë rast Massimo Cellino, presidenti i Brescias, nuk ka përdorur lojëra fjalësh për të thënë mendimin e tij. "Titulli i Interit në sezonin e kaluar nuk është i merituar - ka ashpërsuar tonet pronari i 'Rondinelle' -. Ata dhe Juventus ishin në borxhe të mëdha që para pandemisë. E meritonte Milan, i cili përfundoi i dyti me një drejtim nga ana e shoqërisë që po e çon atë në shlyerjen e borxheve. Ndërkohë, te Inter nuk kanë paguar as rrogat... ".

"Nëse Interi fitoi kampionatin me një deficit prej 245 milionësh - komentoi Cellino për TeleTutto -, në realitet ata e kanë humbur atë kampionat. Të fitosh një kampionat do të thotë të jesh në gjendje ta bësh atë edhe nga pikëpamja e buxheteve. E nëse futbolli nuk kthehet të jetë korrekt dhe transparent, do të vazhdojë të tërheqë personazhe të dyshimtë. Nga ana ime, unë paguaj me rregullsi rrogat dhe taksat".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI