Flash

Video/ Franca adhuron përmbysjet: Deschamps rrëmben Nations League, duke thyer 1-2 Spanjën

Lapsi.al 10 October 2021
Video/ Franca adhuron përmbysjet: Deschamps rrëmben Nations League,

Francia është fituese e edicionit të dytë të Uefa Nations League. Bleus mposhtën 2-1 Spanjën në finalen e San Siros dhe e bëjnë sërisht me përmbysje, si ndodhi në gjysëfinalen me Belgjikën. Pas një ore të mërzitshme loje, Furitë e Kuqe kaluan në avantazh me Oyarzabal (64'), por të besuarit e Deschamps u përgjigjën menjëherë me një kryevepër të Benzema (66'). Ai që i dhuroi suksesin francezëve ishte Mbappé, që shfrytëzoi një asist të Theo Hernandez në minutën e 80'.

Një diagonale e shkëlqyer me të majtën nga Kylian Mbappé, që i shpëtoi pozicionit jashtë loje, në asistin e lojtarit të Milanit, Theo Hernandez në stadiumin e tij, San Siro, vendosi finalen e Ligës së Kombeve. Sulmuesi i PSG niset përtej mbrojtësit të fundit, por e rikthen në lojë ndërhyrja në rrëshqitje e Eric Garcias, përpara se t'i arrijë topi. Rezultati 2-1 përballë Spanjës së re dhe të talentuar shkruan emrin e Francës në regjistrin e artë të kompeticionit, dy vjet pas suksesit të Portugalisë në edicionin e parë: ndoshta nuk do të fshijë zhgënjimin e Kampionatit Evropian, por ndërkohë Deschamps ngrihet në këmbë, duke marrë një trofe tjetër në shtëpi.

Gjithçka ndodhi në gjysëm orën e fundit: avantazhi i Oyarzabal, barazimi i Benzema, goli vendimtar i Mbappé dhe të paktën dy mundësi të arta në këmbët e Oyarzabal dhe më pas të Yeremi Pinos të shpëtuar nga dy ndërhyrje fantastike të Lloris, që vlejnë si dy gola të shënuar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI