Flash

F1 Turqi/ Bottas triumfon në Stamboll: finlandezi 'ndihmon' Hamilton, duke mbajtur pas Verstappen

Lapsi.al 10 October 2021
F1 Turqi/ Bottas triumfon në Stamboll: finlandezi 'ndihmon'

Valtteri Bottas fiton GP e Turqisë, raundin e gjashtëmbëdhjetë të kampionatit botëror të Formula 1. Finlandezi, i cili e nisi garën nga pole position, arriti finishin përpara makinave Red Bull të Max Verstappen dhe Sergio Perez. Vendi i katërt për Ferrarin e Charles Leclerc, me pilotin nga Monaco që iu afrua suksesit, ndërsa Lewis Hamilton përfundoi i pesti. Super rikthim nga vendi i fundit në vendin e tetë për Ferrarin tjetër të Carlos Sainz.

Fundjava turke e Ferrarit ndoshta do të kishte merituar një rezultat më të mirë, me Charles Leclerc që i shkoi fare pranë arritjes e, i cili, në Istanbul Park është i pari nga të pakënaqurit duke qenë një hap larg nga ngjitja në podium. Garë për duartrokitje ajo e pilotit, që megjithëse u kalua nga Mercedes i Valtteri Bottas dhe nga dy makinat Red Bull, e preu vijën e finishit i katërti, përpara Hamilton.

Një garë vuajtjesh dhe emocionesh të shumta paraprakisht, me Bottas që fitoi dhe i bëri një favor shokut të tij të skuderisë. I nisur nga vendi i parë dhe gjithmonë i kujdesshëm për të mos u kapërcyer nga rivali i tij agresiv me Red Bull, finlandezi bëri gjithçka në mënyrë perfekte, duke triumfuar para makinave të Verstappen dhe Sergio Perez, duke i 'shkelur syrin' Mercedes për titullin e konstruktorëve dhe duke dhënë një 'dorë' "Mbretit të Zi" i cili sheh tani holandezin që e tejkalon në renditje e përgjithshme për pilotë, por me një hendek që mund të kishte qenë shumë më i keq. Në fakt, vendi i pestë i sjell britanikut dhjetë pikë, tani vetëm gjashtë pikë më poshtë krahasuar me Vestappen, i cili përsëri është lider i Botërorit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI