Flash

Shaqiri "vishet" drejtpërdrejtë në TV me xhaketën e UÇK: ndalet personi që theu sigurinë

Lapsi.al 10 October 2021
Shaqiri "vishet" drejtpërdrejtë në TV me xhaketën

Xherdan Shaqiri bën xhiron e internetit, por jo për atë që bëri në fushë në fitoren 2-0 të Zvicrës kundër Irlandës së Veriut, por për episodin që i ndodhi në transmetim direkt, në kohën kur futbollisti po jepte një intervistë. Një eksponent i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), sipas asaj që citojnë mediat italiane, (por që fare mirë mund të ishte edhe një tifoz kosovar), i vendosi në krah një xhaketë me logon e organizatës Shaqirit, në kohën kur ish-futbollisti i Bayern Mynih, Inter, Liverpool e tani tek Lyon, me origjinë kosovare, ishte i angazhuar në intervistën me RSI (radio dhe televizion zviceran në gjuhën italiane): ai e hoqi menjëherë atë dhe tifozi u bllokua nga policia, por "rasti", ashtu siç ishte, doli drejtpërdrejt në televizion.

Dinamika ende nuk është përcaktuar, por nuk është e qartë sesi një person me atë xhaketë arriti të hyjë në stadiumin e Gjenevës, duke iu shmangur kontrolleve të ndryshme. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte një organizatë ushtarake kosovaro-shqiptare, por që është përfshirë në 1998 në listën e OKB-së të organizatave terroriste.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI