Flash

Muriqi, lamtumira nga Lazio një hap pranë: kosovari drejt kthimit në Turqi

Lapsi.al 11 October 2021
Muriqi, lamtumira nga Lazio një hap pranë: kosovari drejt kthimit

Eksperienca e Vedat Muriqit te Lazio deri tani ka qenë negative dhe, sipas mediave turke (siç është Calendar), ajo mund edhe të përfundojë më herët: sulmuesi kosovar, 2 gola në 42 paraqitje me bardhekaltrit, po lëviz për t'u kthyer te Fenerbahce. Hipoteza është një huazim me të drejtë blerje.

I mbërritur për shumën e 18 milionë euro plùs bonus në përfundim të një tratative shumë të lodhshme e të gjatë, me Fenerbahce, me insistimin e Drejtorit Sportiv bardhekaltër Igli Tare, Muriqi nuk u ngjit kurrë në lartësinë e pritshmërive. “Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat, dua të arrij në fund të sezonit dhe të jem në gjendje të flas për Muriqin e vërtetë”, pati thënë kosovari i Lazios duke e justifikuar mungesën e performancave me dy vjet pa përgatitje pre-sezonale e me Covid me të cilin u infektua sapo u transferua në Romë.

Sidoqoftë gjërat nuk ndryshuan edhe me ardhjen e Sarrit, për të cilin Muriqi shprehu admirim në javët e para të punës, por sërisht në fushë shtatlarti kosovar nuk arriti të japë rezultat, ndoshta në vështirësi për tu përshtatur me një kampionat tepër taktik. Kështu, tani për 27 vjecarin projektohet një kthim në Turqi, me Fenerbahce, klub me të cilin në sezonin e fundit realizoi 17 gola në 36 ndeshje mes kampionatit e Kupës së Turqisë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI