Flash

Video/ Shqipëria arrin Çekinë në vendin e parë: dy gola fundosin Slloveninë, Tafas pret penalltinë

Lapsi.al 11 October 2021
Video/ Shqipëria arrin Çekinë në vendin e parë: dy

Fitore 2-0 kundër Sllovenisë dhe vendi i dytë në grupin e tyre eleminator edhe për përfaqësuesen e Shqipërisë U-21. Në ”Elbasan Arena” të besuarit e Alban Bushit kanë marrë një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre në fushatën kualifikues të Europianit. Tani, Shqipëria është ngjitur në kuotën e 9 pikëve në grup, po aq sa Republika Çeke e vendit të parë.

Edhe pse kanë humbur lojtarë të rëndësishëm të kaluar fiks tani nën urdhërat e Rejas, kuqezinjtë e rinj nuk e kanë humbur kualitetin dhe performancat e tyre vazhdojnë të jenë impresionuese. Ashtu si fitorja përballë sllovenëve, që dominuan pjesën e parë të lojës, duke e vënë në provë të vështirë portierin e Kukësit Tafas, por u përballën me një ritëm tjetër në 45 minutat e dyta nga të besuarit e Bushit. Goli i parë erdhi me anë të një aksioni në krahun e majtë me Karricën i cili dërgoi topin në rrjetë me një diagonale precize. Më pas, ishte Dobra me një goditje me kokë që dyfishoi shifrat, ndërsa Tafas mbrojti rezultatin të paprekur, duke pritur një penallti.

Në përfundim të ndeshjes, Bushi u shpreh i kënaqur me fitoren, por pavarësisht pozicionit, tërhiqet nga objektivat, duke e pranuar se në një grup me Anglinë është vështirë të pretendosh: "Është e vërtetë që kemi 9 pikë, por nuk është se ne do të kemi objektiva madhorë, pasi kemi rivalë të fortë. Objektiva kanë Gjermania, Italia, Anglia. Ne kemi ndeshjen e radhës Ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Unë dua të falënderoj lojtarët për durimin që patën për të arritur te fitorja”, përfundoi Bushi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI