Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Ramsey e Newcastle sjellin Tchouameni te Juventus

Lapsi.al 12 October 2021
Ramsey e Newcastle sjellin Tchouameni te Juventus

Ka një emër të ri për mesfushën e Juventusit. Bardhezinjtë, të vetëdijshëm se duhet të përforcojnë mesfushën që në janar, kanë vënë në shënjestër Aurelien Tchouameni, 21-vjeçari i Monakos, prej kohësh në radarin e klubeve më të mira evropiane, veçanërisht atyre angleze. Në Angli, megjithatë, bardhezinjtë mund të gjejnë mjetin e duhur për të mposhtur konkurrencën dhe për t'i siguruar Max Allegrit mesfushorin dinamik dhe fizikisht të fuqishëm që tekniku ka kërkuar. Pronari i ri i Newcastle në fakt ka bërë kontaktet e para me Aaron Ramsey dhe do të ishte gati të ofrojë një marrëveshje trevjeçare për lojtarin. Nëse negociatat janë të suksesshme, Juve do të heqë qafe një pagë të rëndësishme (8 milionë në sezon deri në vitin 2023) dhe mund të vihet në kërkim të lojtarëve të rinj.

Nuk është puna vetëm te Ramsey, megjithatë, sepse Monako, pavarësisht se është gati për të vlerësuar ofertat, nuk ka ndërmend të lërë një nga talentet e tij më të mirë të largohet për më pak se 35 milionë, një shifër shumë impenjative dhe, në këtë moment, ndoshta jashtë mundësive për bardhezinjtë. Në këtë pikë, merr prioritet ideja e përpjekjes për të përfshirë në negociata, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, Weston McKennie, një lojtar që mund të jetë me interes për klubin e Principatës.

Alternativat tashmë janë gati. Nga Witsel, në radarin e Juves prej vitesh tashmë, tek Donny van de Beek, në dalje nga Manchester United dhe për të cilin kanë filluar kontaktet e para me menaxherin e hollandezit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI