Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Kessie luan me Milan, rrit shifrat e kërkesës: Liverpool, Psg e Barcellona gati ta marrin gratis

Lapsi.al 12 October 2021
Kessie luan me Milan, rrit shifrat e kërkesës: Liverpool, Psg e

Frank Kessie si Donnarumma dhe Calhanoglu. Mesfushori i Bregut të Fildishtë, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm, vazhdon të mos gjejë një marrëveshje për rinovimin me Milanin, që, pas një optimizmi të parë, të motivuar - verën e kaluar agjenti i lojtarit kishte bërë të ditur se negociata ishte gati të mbyllej për gjashtë milionë - tani është i vetëdijshëm se mund të humbasë një element tjetër të rëndësishëm të skuadrës me parametër zero. Çështja është shumë e thjeshtë: klubet kryesore evropiane po lëvizin për Kessie, me shtypin spanjoll që flet hapur për interesimin e fortë të Barcelonës me një ofertë të bashkangjitur prej 16 milionësh, pa harruar se edhe Psg dhe Liverpool janë gati për tu hedhur në aksion.

E gjithë kjo, ndërsa oferta e fundit e Maldinit dhe Massaras prej 6 milionë euro në sezon iu kthye dërguesit. Tani lojtari kërkon 8 milionë në sezon. E vetmja mundësi, që kuqezinjtë të mos mbeten sërisht pa gjë edhe këtë herë, është se të interesuarit për Kessie mund të bëhen aktivë në janar në përpjekje të anashkalojnë konkurrencën duke vënë diçka në pjatë që në sesionin e dimrit. Kjo gjë do ta linte Piolin pa një lojtar të rëndësishëm, por të paktën do t'i lejonte klubit të rrugës Aldo Rossi për të arkëtuar dicka.

E kjo, nëse marrëveshja, ashtu siç duket, nuk do të zhbllokohet deri në dhjetor, është e vetmja mënyrë për të mos dalë përsëri me kocka të thyera nga merkato. Duhet thënë se rritja evidente e Sandro Tonalit do ta bënte lamtumirën e Kessie më pak dramatike, por lojtarit të kombëtares italiane, Bennacer, Bakayoko dhe Krunic, duhet t'i shtohet të paktën një element tjetër, kështu që ardhjen e Adli mund të përshpejtohet në janar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI