Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Video/ Danimarka skuadra e dytë që shkon në Katar, tregolësh i CR7 për Portugalinë: humbja e tretë radhazi për Kosovën

Lapsi.al 12 October 2021
Video/ Danimarka skuadra e dytë që shkon në Katar, tregolësh

Danimarka është kombëtarja e dytë që kualifikohet për Kupën e Botës në Katar 2022. Danezët shënuan fitoren e tetë në po aq ndeshje dhe arritën Gjermaninë e kualifikuar një ditë më parë: vendimtar rezultati 1-0 kundër Austrisë. Nuk e rrëmben ende kalimin Anglia, e ndalur 1-1 në shtëpi me Hungarinë. Vlahovic dhe Cristiano Ronaldo duelojnë në distancë në grupin A, protagonistë absolutë të Serbisë dhe Portugalisë, ndërsa në grupin B Suedia kalon Spanjën në vendin e parë.

GRUPI A

Një hap tjetër i rëndësishëm drejt Katarit për Portugalinë, e cila likuidon Luksemburgun me një 5-0 të pastër: Cristiano Ronaldo (dy gola me penallti) dhe Bruno Fernandes mbyllin ndeshjen që në pjesën e parë, në të dytën Palhinha dhe Ronaldo rrumbullakosin rezultatin. Lusitanianët kështu ngjiten në 16 pikë, një distancë pas Serbisë (e cila mundi Azerbajxhanin e De Biasit 3-1 falë dygolëshit të Vlahovic), por me një ndeshje më pak se kundërshtarët e tyre të drejtpërdrejtë për vendin e parë.

GRUPI B

Suedia ngjitet në krye të grupit pas fitores 2-0 ndaj Greqisë: në pjesën e dytë Forsberg me një penallti dhe Isak mbyllën rezultatin. Skandinavët kështu kalojnë në +2 mbi Spanjën, prandaj përplasja e drejtpërdrejtë më 14 nëntor pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar se kush do të rrëmbejë kalimin për në Katar dhe kush do të shkojë në play-off. Nga ana tjetër, një situatë e komplikuar për Greqinë me 9 pikë, ndërsa Kosova dhe Gjeorgjia janë jashtë loje. Dardanët pësojnë humbjen e tretë radhazi, duke u dorëzuar në Prishtinë 1-2 përballë gjeorgjianëve.

GRUPI D

Ukraina humbi një mundësi të shkëlqyer dhe nuk shkoi përtej 1-1 në shtëpi kundër Bosnjës, duke u rikuperuar në pjesën e dytë: Ahmedhodzic iu përgjigj avantazhit të Yarmolenkos. Kështu Ukraina është e dyta, tre pikë prapa Francës, por me një ndeshje më shumë se francezët. Prandaj duket se do të jetë një luftim për vendin e dytë: shpresat janë ende të mëdha në fakt për Finlandën, me 8 pikë në renditje pas fitores 2-0 në Kazakistan. Sidoqoftë, skandinavët kanë një ndeshje më pak se Ukraina. Dy takimet e fundit do të jenë vendimtare.

GRUPI F

Pas Gjermanisë, Danimarka është kombëtarja e dytë evropiane që rrëmben kalimin për në Kupën e Botës në Katar 2022. Danezët, të parët me pikë të plota në grup pas fitores së tetë radhëzi, likuidojnë edhe Austrinë 1-0 me golin vendimtar të Maehle. Skocia mbetet në garë për të dytin (sot fitore e vuajtur 1-0 ndaj Ishujve Faroe) me 15 pikë, ndërsa Izraeli mposhti Moldavinë 2-1 dhe është në kuotën e 13 pikëve.

REZULTATET

UEFA Qualification: 1st Round: Group A

Portugal 5-0 Luxembourg

Serbia 3-1 Azerbaijan

UEFA Qualification: 1st Round: Group B

Kosovo 1-2 Georgia

Sweden 2-0 Greece

UEFA Qualification: 1st Round: Group C

Bulgaria 2-1 Northern Ireland

Lithuania 0-4 Switzerland

UEFA Qualification: 1st Round: Group D

Kazakhstan 0-2 Finland

Ukraine 1-1 Bosnia and Herzegovina

UEFA Qualification: 1st Round: Group F

Denmark 1-0 Austria

Faroe Islands 0-1 Scotland

Israel 2-1 Moldova

UEFA Qualification: 1st Round: Group I

Albania 0-1 Poland

England 1-1 Hungary

San Marino 0-3 Andorra

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI