Flash

Anglia përballë Hungarisë që nuk fiton nga viti 1962: sa i shërben Shqipërisë kualifikimi i Tre Luanëve

Lapsi.al 12 October 2021
Anglia përballë Hungarisë që nuk fiton nga viti 1962: sa i

Anglia sheh pranë kualifikimin direkt për në Katar 2022. Të besuarit e Gareth Southgate janë në krye të Grupit I me katër pikë larg Shqipërisë, që është momentalisht në kuotën 15. Me tre ndeshje ende për tu luajtur, qëllimi është afër për Tre Luanët, të cilët megjithatë nuk mund të bëjnë hapa të gabuar, me rrezikun për të vënë në pikëpyetje gjithçka. Edhe për faktin se ndeshja kundër Shqipërisë është programuar për raundin e parafundit. Këtu, atëherë, ndeshja kundër Hungarisë është vendimtare për finalistët e Euro 2020, me Shqipërinë që pret Poloninë, -1 nga ekipi i Edy Rejas.

Raundi tjetër mund të jetë një pikë themelore në grupin I. Anglia vjen nga fitorja e thjeshtë në fushën e djegur të Andorras: 5-0 falë golave të Chilwell, Saka, Abraham, Ward-Prowse e Grealish. Një sukses i ardhur pas barazimit në fushën e Polonisë, në 8 shtatorin e kaluar. Hungaria ndërkohë vjen nga humbja në shtëpi pikërisht kundër Shqipërisë, rezultat që rrezikon të jetë vendimtar për ta në renditje: vendosi goli i Brojas në fund. Formacioni i drejtuar nga Marco Rossi është në vendin e katërt, në kuotën 10 pikë: -9 nga Anglia e -5 nga Shqipëria. Fitorja e Anglisë mund ti kthehet e dobishme në një farë mënyrë Shqipërisë, nëse kuqezinjtë barazojnë me Poloninë. Në këtë situatë, britanikët do ishin të kualifikuar 6 pikë mbi kuqezinjtë dhe kjo do të bënte që në ndeshjen direkte të besuarit e Southgate të mos kishin detyrimin e pikëve. Një 'favor' modest, por që mund ta bënte teknikun e Tre Luanëve të thërriste lojtarë për tu provuar në ndeshjen me kuqezinjtë, që në atë rast do të kishin detyrimin e fitores.

Anglia dhe Hungaria janë përballur 23 herë në historinë e tyre, duke marrë parasysh edhe ndeshjet miqësore. Siç pritej, bilanci është qartë në favor të britanikëve: 16 fitore dhe pesë humbje, me vetëm dy barazime. Në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Southgate fitoi me një rezultat të pastër 4-0 më 2 shtator: shënuan Sterling, Kane, Maguire dhe Rice. Janë tre fitoret radhazi për anglezët kundër Hungarisë, duke marrë parasysh edhe miqësoret në vitin 2006 dhe 2010. Por një statistikë domethënëse është ajo e fitores së fundit hungareze kundër britanikëve: 2-1 më 31 maj të vitit 1962 në Kupën e Botës. Dhe të mendosh se kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e pesta në gjashtë ndeshje për magjarët: që atëherë 14 ndeshje pa fitore për Hungarinë kundër Anglisë, me 12 humbje dhe dy barazime.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI