Flash

“Sjellje neveritëse në futboll”: Fifa lajmëron tolerancë zero pas incidenteve në Londër e Tiranë

Lapsi.al 13 October 2021
“Sjellje neveritëse në futboll”: Fifa lajmëron

FIFA ka njoftuar se po analizon incidentet dhe trazirat që përfshijnë tifozët e Hungarisë dhe Shqipërisë gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës. Në ndeshjen e Grupit I, në Tiranë sfida mes Shqipërisë e Polonisë u pezullua për rreth 20 minuta. Karol Swiderski sapo kishte shënuar për Poloninë në minutën e 77 -të kur u godit nga një shishe e hedhur nga tifozët shqiptarë. Lojtarët e Polonisë u larguan në dhomat e zhveshjes, të orientuar nga arbitr Turpan, por u kthyen në fushë sërisht pas 15 minutash dhe qëndruan fort për të marrë një fitore 1-0.

Në stadiumin Wembley, tifozët hungarezë u përleshën me policinë në tribuna menjëherë pas fillimit të ndeshjes, ndërsa zyrtarët u përpoqën të arrestonin një spektator nën dyshimin për abuzim racist ndaj një steëard.

"FIFA aktualisht po analizon raportet nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës FIFA të luajtua mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm," thuhet në një deklaratë. "FIFA dënon me forcë incidentet në Angli dhe Shqipëri dhe dëshiron të pohojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune - vazhdon Zyrihu - si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një pozicion shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla neveritëse në futboll ".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI