Flash

Lukaku nostalgjik për Interin, e zbulon menaxheri: "I ka zikaltrit në zemër, i ndjek gjithnjë"

Lapsi.al 13 October 2021
Lukaku nostalgjik për Interin, e zbulon menaxheri: "I ka zikaltrit

Gjatë zgvillimeve të Asamblesë së sotme A.I.A.C.S. - Shoqata e menaxherëve, Federico Pastorello është kthyer për të folur për lamtumirën e Romelu Lukakut nga Interi. "Ai e ka Interin në zemrën e tij, njerëzit mund të thonë atë që duan, por ky është një fakt dhe një realitet absolut - shpjegoi menaxheri i sulmuesit belg -. Ai është i lumtur në Londër, është i koncentruar në projektin e ri, por ndjek Interin dhe ndeshjet e zikaltërve me dashuri të madhe".

"Janë profesionistë, është normale. Kur gjëra të caktuara ndodhin në merkato ato duhet të vlerësohen me vëmendje të madhe dhe pastaj të merren vendime - shtoi Pastorello -. Ndonjëherë te një profesionist duhet të vlerësosh aspektin sentimental, por edhe atë të karrierës dhe ne jemi këtu për t’ia kujtuar atij”.

I pyetur nëse negociatat me Chelsean kishin filluar para Euro 2020, ai iu përgjigj. "Bisedime ka patur shumë, por operacioni ishte i shpejtë. Kur ata vendosën u bënë intensivë, nuk zgjati veçanërisht. Edhe kritikat për postimet e Romelut: ai i bëri ato në mënyrë dashamirëse ".

LUKAKU: "U KTHEVA TE CHELSEA NË MOMENTIN E DUHUR"

Në një intervistë me faqen zyrtare të klubit londinez, Romelu Lukaku ka folur për kthimin te Chelsea. "E dija që do të përmirësohesha si lojtar, kështu që ishte vetëm çështje kohe. Unë kisha dy shanse të kthehesha, në 2016 dhe 2017, por kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme. Në fund ndodhi sepse tani është koha e duhur, mosha e drejtë, ekipi po bën mirë dhe ka gjithçka që të jetë i suksesshëm - shpjegoi sulmuesi belg -. Tani jam shumë më i qetë, jam pjekur. Pasi fitova në Itali dhe duke ditur se çfarë duhet për ta arritur, më ka ndihmuar vërtet. Gjatë tre viteve të fundit, unë kam qenë në gjendje të ndërtoj diçka që mund ta përball për pjesën tjetër të karrierës sime".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI