Flash

Nuk kanë fund problemet për Milan: Theo Hernandez pozitiv me Covid

Lapsi.al 13 October 2021
Nuk kanë fund problemet për Milan: Theo Hernandez pozitiv me Covid

Një tjetër telash ka goditur Milanin. Në një deklaratë zyrtare, kuqezinjtë kanë bërë të ditur se: "Theo Hernandez në kthimin e tij nga ekipi kombëtar rezultoi pozitiv për një tampon të kryer në shtëpi. Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar dhe lojtari është mirë". Anësori i majtë i Francës është një tjetër lojtar në përzgjedhjen e Deschamps që ka marrë Covid javët e fundit pas Giroud, Kanté dhe Rabiot. Theo kishte testuar si "pozitiv fals" janarin e kaluar.

Është e sigurtë se ai do të detyrohet të humbasë ndeshjen e së shtunës mbrëma në San Siro me Veronën dhe, me shumë mundësi, ndeshjen e së martës në transfertë në Porto në Ligën e Kampionëve. Shpresohet se ai do të rikuperohet për ndeshjen jashtë fushës me Bolonjën më 23 tetor. Pioli, i cili tashmë do të duhet të bëjë pa Maignan të paktën deri në fund të vitit, e gjen veten në emergjencë të plotë. Ibra nuk është ende në formën e tij më të mirë, Krunic, Florenzi, Bakayoko, Messias, Maldini dhe Plizzari janë të padisponueshëm, ekziston shpresa që Kalabria mund t’ia dalë, ndërsa Giroud duket se është shëruar plotësisht. E mundshme, në këtë pikë, përdorimi i Ballo-Touré si krah i majtë në mbrojtje.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI