Flash

Kulisat politike/ Si po luan Veliaj nën hijen dhe brenda pushtetit të Ramës

Lapsi.al 22 July 2021
Kulisat politike/ Si po luan Veliaj nën hijen dhe brenda pushtetit të
Të gjithë ata që e shohin Edi Ramën duke e tallur në publik kryebashkiakun e Tiranës, duke e trajtuar herë si bojaxhi që duhet të lyejë muret e pallateve dhe herë si ndihmës të fshatarit nga Baldushku që i ka humbur lopa, i ngatërrojnë këto mesazhe prej Kaligule, me rolin dhe peshën reale që kryeministri i ka dhënë Erionit. Për shkakun se mbështeten nga të njëjtët oligarkë që po ndërtojnë në Tiranë dhe nga të njëjtat grupe mediatike, Rama dhe Veliaj janë në fakt të pandashëm. Ata e kanë fatin të lidhur me njëri tjetrin përtej asaj që duket nga përdhunimi publik që lideri i bën lakeut të tij. Lexo më tej:

“Gjej lopën deri të hënën”, çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës

Ashtu si Lapsi.al e nënvizoi në një shkrim të mëparshëm (poshtë) Veliaj është i vetmi rilindas, përpos kryeministrit dhe Fatmir Xhafës, që është hartuesi dhe zbatuesi i reformës në drejtësi, që ka një pushtet të pakufishëm mbi prokurorinë dhe gjykatat. Ai është po ashtu i vetmi socialist që ka një minigrup parlamentar me njerëzit e tij brenda grupit të madh të PS-së.

Faktet/ Tentakulat e Erion Veliajt për kapjen e drejtësisë së re

Ai është po ashtu i vetmi që po farkëton marëdhënie solide ndërkombëtare jo vetëm me ambasadorët e akredituar në Tiranë. Ndoshta qe rastësi, por ai u gjend në Uashington në Departamentin e shtetit, nga ku publikoi foto me Palmer, vetëm pak ditë para se nga ky institucion të vinte nënshkrimi i Blinken për shpalljen non grata të Berishës. Ky akumulim pushtetesh dhe kjo forcë që vjen nga paratë që qarkullon dhe nga Bashkia që drejton, ka filluar të duket gjithnjë e më shumë edhe në gjuhën që përdor Erion Veliaj. Ai ishte dje në News 24, ku në një intervistë rutinë, foli me sigurinë dhe tonet e një delfini të Ramës. Ndonëse në PS nuk e bën askush tjetër, ai i la të drejtë vetes të projektonte mënyrën se si do të formohet qeveria e ardhshme, se kush do të bëjë pjesë në të, se si do të sillet mazhoranca me opozitën dhe se ç'do të bëjë qeveria me teatrin. [embed]https://youtu.be/fsYq9rJFVtI[/embed]

 Megjithëse nuk është fare pjesë e qeverisë, si anëtar kryesie i PS-së, ai i lejoi vetes të flasë për kabinetin Rama 3: "Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues e teknik" tha ai. Ai "guxoi" të bëjë edhe profetin e presidentit të ri: "Nuk marrim gjithçka. Aty ku ka diskrecion për figura përbashkuese, qoftë me bindje të djathta, si propozim i përbashkët dhe unifikues, do të ishte një shtrirje dore për opozitën" .

Armand Shkullaku: Spiropalizimi i Erion Velisë

Ai foli po ashtu edhe për valën e fundit të arrestimeve nga SPAK duke e barabitur veten në një nivel me Ramën: "Sot, Kryeministri, kryetari i bashkisë, s’i bën mburojë askujt që ka shpjegime përpara drejtësisë. Me Edi Ramën jemi në të njëjtën linjë për t’i kërkuar secilit që batanija e partisë, bashkisë apo Kryeministrisë të mos e përdorë kur vjen puna për të dhënë llogari përpara ligjit. Unë besoj se ky do të jetë lajtmotivi i qëndrimit tonë si PS, që na diferencon nga të tjerët" theksoi ai në intervistën me Ola Brukon. Tani gjithsekush që e ndjek politikën e ka shumë të lehtë të krahasojë nëse ndonjë socialist tjetër, përpos Ramës, e ka lirinë dhe vetësigurinë për të folur me tone të tilla lideri? Veliaj prej kohësh e ka bërë diferencimin nga grupi i rilindasve të tjerë dhe pavarësisht nga armiqësitë që ka akumuluar me shumë nga ish ministrat e qeverisë Rama 1, pavarësisht nga animoziteti që ka ngjllur në rrethin e gushtë të familjes kryeministrore, pavarësisht nga shkopijtë nën rrota që reken ti fusin anëtarë të kabinetit aktual si Balluku, ai është pozicionuar dukshëm në rolin e pasardhësit. Strategjia e tij tashmë është e lexueshme në kërkim të vendit të Ramës në parti dhe qeveri. Dhe pavarësisht nga talljet apo telendisja publike që i bën shefi i madh, kjo nuk mund të arrihet pa lejen e tij. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI