Flash

Njohjet e reja të Kosovës përplasin Vuçiç me Erdogan

Lapsi.al 21 July 2021
Njohjet e reja të Kosovës përplasin Vuçiç me

Deklarata e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se bashkë me presidentin e SHBA-së do të lobojnë për të sjellë njohje të reja për Kosovën, ka shkaktuar zemërime të madhe në Serbi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se do të punojë për t'i sjellë Kosovës njohje të reja.

Siç raportoi agjencia e lajmeve Reuters, Erdogan u tha mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Erdogan tha se do të propozojë një axhendë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Ndërsa sot për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se vendi i tij “do të mbrohet”.

“Turqia është fuqi, Erdogan është lider i madh, unë jam i vogël dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël që të mos mundohet të rezistojë, pasi po e mbrojmë veten. Kosova nuk është (tokë) turke, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë. Na mbetet ta mbrojmë”, ka thënë Vuçiç siças Koha.net.

Vuçiçka theksuar se shpreson që Erdogani do ta zbusë qëndrimin e tij që konsiston në lobimin për më shumë se 117 vendet që e kanë njohur deri më tani Kosovën.

Serbia, qysh në vitin 2017, po bën fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve. Si pasojë e këtij lobimi, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Por në Marrëveshjen e Trump në Uashingtonit më 4 shtator 2020, Vuçiç u zotua që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI