Flash

Vlorë/ Sherr brenda hipoketës, i përfshirë drejtori

Lapsi.al 8 July 2021
Vlorë/ Sherr brenda hipoketës, i përfshirë drejtori

Një incident sapo ka ndodhur në Hipotekën e Vlorës. Kreu i Hipotekës është konfliktuar fizikisht me një qytetar.

Gazetari Mehmeti thekson se konflikti mes kreut të Hipotekës dhe qytetarit ka ndodhur për regjistrimin e një prone në bregdet.

Sipas gazetarit, drejtuesi i Kadastrës nuk ka pranuar të regjistrojë pronën duke pretenduar se është e paligjshme.

Këtu sipas gazetarit ka nisur edhe debati i ashpër mes tyre. Deri më tani, raportohet për dhunë fizike të ushtruar, ndërsa thuhet, se si qytetari, por edhe drejtuesi i Kadastrës, nuk kanë bërë kallëzim penal për incidentin në fjalë.

“Në Kadastrën e Vlorës, në ambientet e brendshme, ke pasur një debat, e kemi të konfirmuar mes drejtuesit të institucionit dhe qytetari. Debati ka ndodhur brenda ambienteve, thonë që ka pasur kontakte fizike, por ende nuk kemi konfirmime.

Sipas burimeve shkak është bërë një kërkesë e qytetarit që ka shkuar te drejtuesi dhe i ka kërkuar që të regjistrojë prona me zor. Kjo gjë nuk është pranuar nga ana e drejtuesit. Drejtuesi i kadastrës dhe qytetari kanë pasur sqarim, nuk ka vijuar me kallëzim nga ana e drejtuesit dhe palës tjetër. Debati ka qenë me tone të ashpra, por s’ka degraduar me dhunë. Është folur se janë qetësuar gjërat.

Ka qenë një lloj situate me një pronë në bregdet, për një procedure që bëhet për atë pronë, por nga ana e drejtuesit ka qenë e pamundur të legalizohet, e për këtë arsye ka nisur debati. Kjo është gjëja që ne kemi mësuar nga burimet”, tha gazetari Enrik Mehmeti.

Të këshilluara

Makina del nga rruga në Levan – Tepelenë

Një aksident ka ndodhur vetwm pak minuta mw parw në rrugwn Levan – Tepelenë. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Frakullës. Nuk dihet nwse ...

11:27

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI