Flash

“Ai plehra do na marrë më qafë”, zbardhen përgjimet që çuan pas hekurave punonjësit dhe kryebashkiakun e Lushnjes

Lapsi.al 8 July 2021
“Ai plehra do na marrë më qafë”, zbardhen

ABC ka zbardhur dosjen e hetimeve që çuan në arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe dhjetë personave të tjerë.

Në dosje theksohet bashkëpunimi i Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Bëhet fjalë për tenderin për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj.

Për të kryer punimet janë paraqitur në garë tre kompani: BOE Avdulli shpk dhe Bahas shpk; Hastoçi shpk dhe Euroalb shpk.

Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin.

Sipas dosjes së hetimit, në këtë moment përfshihet edhe kryetari Fatos Tushe. Rezulrton se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami.

Sipas dosjes ky i fundit, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Murati.

“Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata e datës 11.11.2020, punimet në fakt dhe përfitimi real i të ardhurave të kësaj pune i ka realizuar shtetasi Ibrahim Lami, i cili është në lidhje të ngushtë shoqërore e shtetasve Fatos Tushe dhe Flamur Peqini si dhe lidhje familjare e Buhar Muratit,” theksohet në dosje.

Ndërkohë, kompania Avduli ka bërë ankesë. Lidhur me këtë më dosje janë zbardhur përgjimet

“Aktet njoftojnë se kompania Boe shpka “Avduli” dhe “Bahamas” ka ushtruar në vijim ankim pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë arsye midis shtetasit Fatos Tushe dhe Ibrahim Lami, zvillohet bisedë në datë 5.10.2020, ku kërkohet prej Fatosit që Ibrahimi të ndërhyjë dhe të mbyllet ky problem”.

Biseda:

Ibrahimi: Ai ma nisi, ky Genti ma nisi mua…., ai plehra kishte bërë ankesë atje ai…

Tushe: Po e di unë atë plehrën, po shiko takoje atë njëherë ti thotë T…ta mbylli për punë tre katër ditësh.

Ibrahimi: Ja ti thm B…, tashi, direkt tahsi sa të shkoj…atë mirë e kam Elin…

Më pas rezulton se Komisioneri i Prokurimit Publik pasi ka shqyrtuar dokumentacionin ka vendosur që të mos pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “Avdulli” dhe ka lejuar Autoritetin Kontraktor të vijojë me hapat e mëtejshme. Pas këtij vendimi Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë me me Euro Alb shpk për kryerjen e punimeve të kanalit.

Ndërkohë, sipas dosjes bisedat e zhvilluara në datat 18.01.2021, 20.01.2021 dhe 29.01.2021 njoftojnë se pavarësisht se në bazë të dokumentacionit rezulton se operatori ekonomik Euro Alb shpk ka dalë fitues në procedurën e prokurimit, punimet janë kryer nga shtetasi Ibrahim Lami.

Në dosjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, ai del në përgjime dhe me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajt

Blliku: Dakord, dakord

Fatos Tushe: Hajt

Të këshilluara

Aeroporti i Kukësit hapet nesër (Detajet)

Aeroporti i Kukësit "Zayed Flatrat e Veriut", raportohet se është plotësisht gati për nisjen zyrtarisht të fluturimeve ndërkombëtare. Fluturimet e para do të ni...

15:31

Makina del nga rruga në Levan – Tepelenë

Një aksident ka ndodhur vetwm pak minuta mw parw në rrugwn Levan – Tepelenë. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Frakullës. Nuk dihet nwse ...

11:27

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI