Flash

Aeroporti i Kukësit hapet nesër (Detajet)

Lapsi.al 8 July 2021
Aeroporti i Kukësit hapet nesër (Detajet)

Aeroporti i Kukësit "Zayed Flatrat e Veriut", raportohet se është plotësisht gati për nisjen zyrtarisht të fluturimeve ndërkombëtare. Fluturimet e para do të nisin më datë 9 korrik ku Helvetic Airlines do të ulet nga Zürich për herë të parë. Fluturimi organizohet nga Operatori Turistik me bazë në Zürich, Illyrian Eagle.

Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit. Helvetic Airways është një kompani ajrore rajonale zvicerane me seli në Aeroportin e Zürich (ZRH) dhe shërben 34 destinacione në të gjithë botën. Një ditë para nisjes së fluturimëve Drejtori i Aeroportit Altin Progonati, bëri të ditur se nga ana teknike janë të marrë të gjitha masat teknike që fluturimi nesër të jetë I sukseshëm ashtu siç I ka hije një fluturimi nga një aeroport ndërkombëtar i cili synon të vendosë një emër prestigjioz në aviacionin civil.

Synim tjetër sipas drejtorit Progonati, është jo vetëm tërheqja sa më shumë e linjave ajrore por edhe të aviacionit civil që kanë lidhje me charterat apo me avionat privat. Ndërkohë më shumë se 100 djem e vajza nga Kukësi të trajnuar janë të punësuar në sektorin e sigurisë, shërbimeve, mirëmbajtjes dhe check-in.

Edhe me shtimin e aktivitetit të punës në vijim, drejtori i aeroportit, Altin Progonati, thekson se gjithmonë prioritet do kenë të rinjtë nga Kukësi.

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 prill, vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Informacionet për shitjet e biletave me dhe nga Zürich, nga Kukës International Airport mund të gjenden në faqen zyrtare të Illyrian Eagle.

Të këshilluara

Makina del nga rruga në Levan – Tepelenë

Një aksident ka ndodhur vetwm pak minuta mw parw në rrugwn Levan – Tepelenë. Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Frakullës. Nuk dihet nwse ...

11:27

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI