Flash

Ministri i Brendshëm serb fyen Vjosa Osmanin: Po ta kishte fytyrën siç ka barkun...

Lapsi.al 6 July 2021
Ministri i Brendshëm serb fyen Vjosa Osmanin: Po ta kishte fytyrën

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka fyer Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka komentuar për B92 deklaratën e Osmanit se Serbia duhet të binte në gjunjë për gjenocidin, por ka shkuar deri në etiketime personale.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrën, siç ka barkun për gënjeshtrat që thotë, ajo do të gjunjëzohej për një kohë të gjatë para "shtëpisë së verdhë" dhe serbëve të vrarë për trafik organesh dhe në të gjitha vendet e ekzekutimit.

Janë vrarë civilë serbë, goranë, romë, boshnjakë dhe madje “Shiptar” të cilët nuk dëshironin të ishin pjesë e UÇK-së. Të besosh gënjeshtrën e Osmanit për gjenocidin serb në Kosovë dhe Metohi është si të besosh se “Shiptarët” që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlerat e krishtera dhe evropiane” - u shpreh Vulin.

Në fakt, ai e ka nxjerrë nga konteksti deklaratën e Osmanit dhënë për Der Spiegel. Ajo është pyetur nga gazetari se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur.

Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, - ishte përgjigjja e Osmanit.

Kjo nuk është hera e parë që Vulin fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI