Flash

"Nuk ka alkool, përqafime, duartrokitje, kore dhe autografe": Olimpiada e Tokios do të jetë larg entuziazmit të Europianit

Lapsi.al 23 June 2021
"Nuk ka alkool, përqafime, duartrokitje, kore dhe autografe":

"Atmosfera festive duhet të kontrollohet, kjo është kthyer në një sfidë të madhe. Njerëzit mund të ndiejnë gëzim në zemrat e tyre, por nuk mund të jenë të zhurmshëm dhe duhet të shmangin turmat". Një muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike, komiteti organizues i Tokios ka botuar rregulloret e rrepta anti-Covid që (pak) spektatorët e pranuar do t'i duhet të respektojnë: pa alkool, përqafime, duartrokitje, kore dhe pa autografe. Të gjitha festimet "duhet të kontrollohen" për të zvogëluar rreziqet e Covid njoftoi presidenti i komitetit, Seiko Hashimoto.

Disa ditë më parë, erdhi drita jeshile për praninë e 10,000 spektatorëve në stadiume (duke përjashtuar publikun nga jashtë), por organizatorët paralajmëruan se tifozët nuk do të gjejnë atmosferën e festës që po përjetohet në Euro 2020 dhe gjithashtu se, nëse situata përkeqësohet, garat do të vazhdojnë me dyer të mbyllura.

"Në Evropë, stadiumet janë plot festime - tha Hashimoto - Fatkeqësisht nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë". Spektatorët, në fakt, pasi të kenë kaluar kontrollet klasike të temperaturës, sapo të jenë brenda impanteve nuk do të jenë në gjendje të "kenë kontakte të drejtpërdrejta me spektatorë të tjerë, të tundin flamuj, ose t'u kërkojnë sportistëve autografe ose të shprehin mbështetje verbale".

"Realizimi i lojërave të sigurta dhe të mbrojtura është ajo që komiteti organizues dëshiron më shumë dhe ne jemi përgjegjës që kjo të ndodhë - tha Seiko Hashimoto - Nëse Japonezët kanë edhe ndjenjën më të vogël të shqetësimit, atëherë duhet të heqim dorë", shtoi ai. Sipas ekspertëve, pa masa adekuate të sigurisë, kryeqyteti japonez mund të arrijë në dhjetë mijë të infektuar brenda një muaji. Mbi të gjitha, vaksinimi masiv në Japoni filloi shumë vonë: tani po përshpejtohet, por deri më sot vetëm 16 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Sipas parashikimeve, varianti i frikshëm delta duhet të jetë në kulmin e tij në Japoni vetëm pas një muaji, pikërisht në hapjen e Lojërave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI