Flash

LAJMI I FUNDIT/ Vetëm një rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Lapsi.al 23 June 2021
LAJMI I FUNDIT/ Vetëm një rast i ri me Covid-19 në 24 orët e

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete ne vend dhe është zbuluar vetëm një rast i ri.

Njoftimi: 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 1960 testime, 14 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1960

Testime totale 783,516

Raste pozitive 132,497

Raste të shëruara 129,955

Raste Aktive 87

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28

Shkodër 26

Durrës 10

Lezhë 7

Berat 6

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1

Të këshilluara

12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e sotme në Arras të Dibrës, ku një 12-vjeçare u mbyt në lumin Drin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Lushes”. K...

15:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI