Flash

Cakaj: E vërteta për kandidimin tim për kryetar të PDK-së

Lapsi.al 22 June 2021
Cakaj: E vërteta për kandidimin tim për kryetar të

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj u përfol në disa media si kandidat i mundshëm për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Cakaj mohon gjithçka dhe shprehet se nuk synon të jetë pjesë e asnjë partie politike.

“Një sqarim i vogël: E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë.

E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht! Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi, Genti”, - shkruan Cakaj.

Kryesia e PDK-së ka vendosur që mbajtja e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, të zhvillohet më 3 korrik.

Prej nëntorit të vitit të kaluar PDK nuk ka një kryetar të zgjedhur, por Enver Hoxhaj u caktua si ushtrues detyre, pasi Kadri Veseli dha dorëheqjen nga partia, pas konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI