Këto ditë të nxehta qershori, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur t’i kalojë në bregdet.
Pasditen e së martës kreu i shtetit është filmuar duke luajtur me top në plazh, në zonën e Gjirit të Lalzit.
Presidenti shfaqet i relaksuar, ndërsa nuk e ka problem edhe privatësinë, pasi vendi ku ka zgjedhur të qëndrojë është i mbushur me pushues.
Pak ditë më parë Kuvendi e shkarkoi nga detyra me 104 vota pro për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Vendimi i ka kaluar tashmë Gjykatës Kushtetuese. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=YNRDZurNo-Y&feature=emb_title