Flash

Përplasi dy makina dhe u largua/ Kapet autori 22-vjeçar në Tiranë, riparoi automjetin për të fshehur gjurmët

Lapsi.al 22 June 2021
Përplasi dy makina dhe u largua/ Kapet autori 22-vjeçar në

Autori i aksidentit në Tiranë tre ditë më parë është identifikuar dhe kapur nga policia. 22-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, ka aksidentuar dy makina në lëvizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve.

Gjithashtu ai ka ndërhyrë për të riparuar makinën e dëmtuar për të fshehur gjurmët e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç. Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI