Flash

Ngjarja që tronditi Greqinë, piloti i bën dy kërkesa prokurorit

Lapsi.al 22 June 2021
Ngjarja që tronditi Greqinë, piloti i bën dy kërkesa

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos ka deklaruar se vrasja e gruas së tij Caroline nuk ka qenë e planifikuar. Para prokurorit, ai kërkoi falje duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij dhe u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes që tregojnë se krimi ishte i planifikuar.

32-vjeçari i paraqiti një kërkesë hetuesit që të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij dhe e ndau atë në copa dhe më pas e hodhi në tualet.

Babis ka kërkuar të thirren dëshmitar mes miqve dhe familjeve të çiftit për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline. Kjo kërkesë është bërë për të mbështetur pretendimin se ai kishte një marrëdhënie të mirë me të shoqen. 32-vjeçari aktualisht ndodhet para prokurorit duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me atë që ndodhi natën e krimit të rëndë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI