Flash

Shqipëri/ 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Lapsi.al 22 June 2021
Shqipëri/ 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit,

5 raste të reja me COVID-19 janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit. Numri i të shëruarve vijon të qëndrojë më i lartë se ai i të infektuarve.  12 persona kanë fituar betejën me virusin ndërsa mësohet se gjatë këtyre 24 orëve nuk ka patur asnjë viktimë.

"Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4,064

Testime totale 781,556

Raste pozitive 132,496

Raste të shëruara 129,941

Raste Aktive 100

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 33

Tiranë 30

Durrës 10

Berat 7

Lezhë 7

Elbasan 5

Dibër 3

Kukës 2

Korçë 1

Fier 1

Vlora 1

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI