Flash

KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, Ibrahimi: Janë 928 persona në total

Lapsi.al 22 June 2021
KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, Ibrahimi:

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi këtë të martë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh me prioritet vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë.

Ibrahimi në kërkesën e tij dërguar ministres Ogerta Manastirliu, kërkon përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Sipas kërkesës së tij në këtë grup bëjnë pjesë 928 persona.

“Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Shkodra zgjohet pa ujë të pijshëm

Një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, Shkodra 1, ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye i gjithë qyteti i Shkodrës ës...

09:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI