Flash

FOTO/ Policia heq banderolat për Çamërinë nëpër rrugët e Shkupit

Lapsi.al 22 June 2021
FOTO/ Policia heq banderolat për Çamërinë nëpër

Në Maqedoninë e Veriut policia ka hequr disa banderola në Shkup që ishin vendosur në kuadër të fushatës “Të dua Çamëri”. Mediat shqiptare atje shkruajnë se për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur banderola me qëllim përkujtimin e të drejtës së çamëve për tokën e tyre.

Erduan Dauti, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte.

“Njëra nga aktivitetet ka qenë edhe zbukurimi apo vendosja e banderolave nëpër çarshi të Shkupit dhe nëpër disa vende në Shkup, por fatkeqësisht nga ana e policisë ato banderola në disa vende janë larguar edhe pse për këtë organizim.

Ne kemi marrë edhe leje paraprake nga ana e organeve kompetente por fatkeqësisht siç duket dikujt këto banderola i kanë penguar dhe i kanë larguar, por shpresojmë se kjo nuk do të ndikoj, dhe ditën e enjte qytetarët në mënyrë paqësore t’i bashkëngjiten këtij marshi” - deklaroi Dauti.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI