Flash

Barcelona dhe Messi bashkë deri në 2023: arrihet akordi për rinovimin

Lapsi.al 23 June 2021
Barcelona dhe Messi bashkë deri në 2023: arrihet akordi për

Lionel Messi do të zgjasë marrëdhënien e tij me Barcelona për dy sezone të tjera. Kjo është ajo që raportohet nga 'El Chiringuito', sipas të cilit nënshkrimi për rinovimin e Pleshtit (kontrata e asit argjentinas skadon më 30 qershor) tani është fare afër. Messi ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me Laportan dhe për këtë arsye do të vazhdojë të veshë fanellën Blaugrana, megjithëse kushtet e marrëveshjes së re akoma mbeten për t'u sqaruar, pasi klubi katalanas po përpiqet të kthehet në parametrat e imponuar nga UEFA. Sidoqoftë, duket e sigurt se 'Pleshti' do të qëndrojë në 'shtëpi' deri për Kupën e Botës në Katar 2022 dhe, vetëm pas kësaj do të vlerësojë eksperienca të reja të mundshme.

Frika e madhe e tifozëve katalanas për të humbur lojtarin e tyre simbol me parametër zero duket se është shmangur, kampioni argjentinas do të zgjasë marrëdhënien e tij me klubin Blaugrana dhe do të qëndrojë në Spanjë për dy sezone të tjera. Në këtë pikë, pritet vetëm firma mbi kontratë dhe njoftimi zyrtar, që duhet të vijë në përfundim të Kupës së Amerikës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI