Flash

Barcelona rifillon me dyshen Messi-Ronaldo: ëndërra e çmendur e Laportas i është zbuluar bashkëpunëtorëve të presidentit

Lapsi.al 21 June 2021
Barcelona rifillon me dyshen Messi-Ronaldo: ëndërra e çmendur e

Që Joan Laporta është nga ata që mendojnë gjëra të mëdha është dicka e ditur, por ideja e fundit e çmendur që ai i ka besuar bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç raportohet nga Spanja, është përtej çdo parashikimi. Presidenti i Barcelonës është i bindur se Leo Messi do të qëndrojë aty ku është dhe do të donte t'i jepte një stimul të jashtëzakonshëm, duke sjellë në blaugrana lojtarin me të cilin Pleshti ka ndarë arritjet më të mëdha në botën e futbolit për më shumë se dhjetë vjet: Cristiano Ronaldon.

Vetë media spanjolle specifikon se është një sugjerim në mendjen e presidentit katalanas, i njohu nga ata që fantazitë e futbollit tenton ti bëjë realitet. Me bashkëpunëtorët e tij, sidoqoftë, Laporta ka shkuar aq larg sa të identifikojë edhe emrat që mund t'i kalojë tek Juventus në shkëmbim të CR7 (Griezmann, Sergi Roberto, Coutinho ...), por ndoshta ende nuk është folur për pagën e Cristianos, e cila, duke pasur parasysh situatën ekonomike të Barçës dhe të gjitha klubeve botërore, do të ishte nyja e vërtetë që është e më e vështirë të kapërcehet në të gjithë operacionin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI