Flash

Sergio Ramos te Roma: Mourinho tenton ish-mbrojtësin e tij përmes një strategjie 'italiane'

Lapsi.al 21 June 2021
Sergio Ramos te Roma: Mourinho tenton ish-mbrojtësin e tij përmes

Lojtarë të gatshëm për të provuar ngjitjen drejt suksesit në kohën më të shkurtër të mundshme, ky është projekti i Romës që ka zgjedhur qëllimisht José Mourinho, e që po krijon idenë edhe përmes objektivëve të merkatos. Pas emrave të Xhakës dhe Rui Patricios, tani portugezi po provon të sjellë në kryeqytet Sergio Ramos, që do të largohet nga Real Madrid në fund të muajit. Cilësi, karakter, prestigj dhe përvojë për verdhekuqtë të cilët - edhe falë Dekretit të famshëm të Rritjes - propozojnë një dyvjecare prej 7.5 milion euro neto në sezon, por duhet të përballen me disa konkurrentë.

Shifra të rëndësishme (Roma në ofertë do të vendoste 10 milion euro bruto në vit) por gjithsesi më të ulëta se afërsisht 12 milionë neto në vit që merrte mbrojtësi nga Blancos. Një mekanizëm tjetër i favorshëm, siç ka ndodhur tashmë për shembull me Cristiano Ronaldon, mund të jetë ai i Thesarit, që nga viti 2017 të lejon të paguhet një shumë prej 100,000 eurosh, duke zhvendosur rezidencën e taksave në Itali në mënyrë që të stimulohen ata me pasuri të lartë dhe të ardhura nga burime të huaja.

Ramos për momentin ka marrë kohë për tu menduar, edhe sepse po pret të zgjedhë ofertën më të mirë. Në të kaluarën flitej për PSG që, pas Donnarummas, tani është përqendruar te Hakimi, vetë lojtari ka mohuar se dëshiron të kthehet në Sevilla, por ekziston opsioni i Manchester United, përveç atyre më fitimprurës, edhe pse më pak sfidues, në MLS ose Katar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI