Flash

"Ta shihja me sy të çakërdisur, ishte e tmerrshme": Conte tregon momentet që pa Eriksen të shembej në fushë

Lapsi.al 21 June 2021
"Ta shihja me sy të çakërdisur, ishte e tmerrshme":

Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton "të tmerrshëm" momentin në të cilin danezi pësoi infarkt duke u rrëzuar në fushë në Euro 2020: "Ishin momente të tmerrshme që fatkeqësisht unë i përjetova vetëm. Ta shihja me sy të cakërdisur, më ka goditur thellesisht, u ndjeva shumë keq. Tani është e rëndësishme që të gjejë qetësinë me familjen e tij, duhet falenderuar ata që ndërhynë për ta shpëtuar. Uroj të jetë i qetë dhe të shijojë jetën, pastaj do të jetë koha për të bërë vlerësimet e nevojshme, futbolli vjen më vonë".

Ish-trajneri i Interit, duke folur për Radio Anch'io lo Sport, konfirmon se në 2021 nuk do të drejtojë asnjë skuadër: "Do të studioj dhe do të vazhdoj të thellohem, të shikoj futboll duke qenë se gjithnjë evoluon. Dua të shfrytëzoj në maksimum këtë situatë të padëshiruar".

Conte, si një ish-trajner i Italisë, komplimenton ekipin kombëtar të Mancinit: "Gjykimi pozitiv, kaloi në mënyrë të shkëlqyeshme grupin me kohezion në grup dhe dëshirë të madhe. Italia është një nga kandidatët për të arritur në fund. Më duket një ekip që transmeton siguri, si dhe me një ekuilibër mes fazave mbrojtëse dhe sulmuese, ai po bën diçka që nuk duhet të nënvlerësohet".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI