Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesën për të zëvëndësuar avokatin mbrojtës. Thaçi në vend të David Hooper ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe. Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm.
Kehoe do ta zëvendësojë avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore.