Teksa raportimet nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë për një përmirësim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike në vendin tonë, bashkë me to është ulur edhe numri i shtrimeve në spitale. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se situata është e qetë, por sërish duhet të tregohemi të kujdesshëm. Në rrjetin social "Twitter", Manastirliu publikoi fotot brenda spitalit me mjekët që janë përballur me virusin Covid-19, prej më shumë se një viti.
“Pas më shumë se 14 muajsh pandemi, situata në spitale është e kontrolluar, ndërsa rastet e reja të shtrimeve në spital po ulen çdo ditë e më tepër. Por ka ende nevojë për kujdes, ndaj, t’i ndihmojmë së bashku, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i pandemisë”, shkruan ministrja.
Aktualisht, në Shqipëri raportohen 1.113 raste aktive me koronavirus ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.