Autori që aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin në Mat është arrestuar mbrëmjen e sotme. Policia njofton se rreth orës 12.00, shtetasi J. Gj. ka aksidentuar këmbësorin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Autori u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit por pas ndjekjes nga policia ai u arrestua.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.