Flash

Gjykata dënon Adriatik Lallën me dy vite burg, pasuritë e ish-kryeprokurorit i kalojnë shtetit

Lapsi.al 20 May 2021
Gjykata dënon Adriatik Lallën me dy vite burg, pasuritë e

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar sot me 2 vjet burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke e përjashtuar gjithashtu këtë të fundit për 5 vjet nga postet publike.

Vendimi u mor nga Daniela Shirka, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Ish-kryeprokurori u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Kujtojmë që SPAK kishte kërkuar dy vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik për Adriatik Llallën. Pasuritë e ish-kreut të organit të akuzës, gati 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës, i kalojnë shtetit.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar dhe u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, shkruan Panorama.al.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit

Në 21 shkurt 2021 Gjykata e Lartë kishte vendosur sekuestrimin e pasurive të Adriatik Llallës.

Në vendimi thuhet se “pasuria objekt sekuestroje, zotërohet nga shtetasi Adriatik Llalla, si subjekt i Ligjit Parandalues dhe ekzistojnë prova konkrete se është pasuri e pajustifikuar, pasi duke e krahasuar vlera e saj me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se kjo vlerë nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme nga ana e shtetasit Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI